Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit , B.S, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka njoftuar se dje gjatë ditës në Gjakovë, në afërsi të parkut të qytetit, i pandehuri, i mitur, B.S., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin Sh. Th.
“Rasti ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur dy ditë më përpara, dhe më 01 nëntor 2021, gjatë takimit të tyre të përbashkët, ndodh një rrahje mes tyre, e më pas i pandehuri me një mjet të mprehtë (thikë), e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin për media.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 01 nëntor 2021. /arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...