Prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik

11:41 | 24 Nëntor 2021
A. B.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për “TV21” ka njoftuar se prokuroria bullgare nesër do të dalë me informacionet e para për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

“Nesër, në ora 11:00 do të ketë paraqitje para mediave për hetimin për tragjedinë”, tha ajo.

Kujtojmë se kjo paraqitje do të jetë e para nga ky institucion i hetuesisë që kur dje, më 23 shtator, në autostradën Struma në Bullgari pësoi aksident autobusi i “Besa Trans” Shkup.

Në aksident humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë, teksa ktheheshin nga Turqia në Shkup pas një ekskursioni 3-ditor.

Të ngjashme