Policia e Kosovës sot ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, Valon Ibërdemaj për vrasjen e I.S, ku dhe kanë gjetur një revole me 25 fishekë.
Në një prononcim për Indeksonline, Zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar intensivisht.
Berisha thotë se sipas informacioneve që ka pranuar nga prokurorja kujdestare arma me të cilën është kryer vrasja ka qenë ilegale, derisa ai thotë se tani nuk mund të japin informacione tjera sa i përket këtij rasti.
Ndërkaq, i dyshuari, Valon Ibërdemaj është arrestuar pak minuta pas vrasjes të shokut të tij në orët e para të ditës së sotme.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi