Prokurori tjetër i ZPS-së në fjalën e tij, deklaroi se nga 440 incidente ku u ndaluan persona të ndryshëm nga UÇK-ja, së paku 144 prej tyre nuk kanë mbijetuar.
“Ata vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kolaboracionistë”, tha prokurori i ZPS-së,duke shtuar se ata ishin persona me profesionse si bujqë, mësimdhënës, gazetarë e të profesioneve të tjera, përfshirë edhe nënpunës.
Prokurori në fjalën e tij u shpreh se ata ishin edhe pjesëtarë të UÇK-së e disa serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.
“U ndaluan si kolaboracionistë. Në atë kohë, kjo akuzë ishte e rëndë e madje vdekjeprurëse”, tha ai.
Prokurori tha se Jabllanica ishte vendi ku Kadri Veseli mori pseudonimin e luftës- “Luli’.
Në Jabllanicë, ai tha ishin rrahur për vdekje së paku dy persona. Njëri ishte vrarë me armë zjarri e tjetri kishte vdekur nga rrahja, edhe pasi ishte dërguar në një spital të UÇK-së.
Prokurori tha se në Llapushnik u mbajtën 38 persona, të gjithë pa proces gjyqësor. Ai tha se të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e dhjetë personave.
“Një grup tjetër prej 20 personave u liruan, kurse 2 nga ta që u arratisën, u kapën dhe u vranë”.
Prokurori përmendi edhe fshatin Zllash, ku UÇK mbajti së paku 8 persona. “Ata akuzohen për vrasjen dhe zhdukjen me forcë të së paku një personi”.
Sipas aktakuzës, ky person, gjatë 18 ditëve të mbajtjes, u akuzua si kolaboracionist dhe u rrah edhe me shkop bejzbolli.
Prokurori tha se në një vend tjetër ku u mbajtën të ndaluarit nga UÇK-ja ishin edhe në Kleçkë. Madje për këtë vend, ai paralajmëroi gjykatën se do të dëgjojnë shumë gjatë këtij procesi gjyqësor.
Sipas tij, së paku 11 persona janë vrarë në këtë vend. Prokurori u shpreh se dy persona nga ta u vranë, pasi ishin ndaluar në shkurt kurse në prill ishin vrarë. Seanca vazhdon pas pushimit të drekës./ Rtk/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...