Prokurori i rastit të 16 vjeçares nga Drenasi , Ruhan Salihu, ka treguar arsyet pse ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak ndaj policit Vesel Veseli e profesorit Shkelzen Xhekaj, të dyshuar për dhunim.
Salihu thotë se nuk ka asnjë mundësi që të dyshuarit të kenë kontakt me të miturën ose të ndikojnë në prova.
Edhe në Institutin e Kosovës për drejtësi, pohojnë se një zëvendësim i tillë është në pajtim me ligjin.
“Policia të sigurojë që të pandehurit të mos kenë kontakt me viktimën, ose të ndikojnë në hetime a të dëmtojnë prova”, ka thënë për T7, Ehat Miftaraj.
E prokurori I rastit, tha se në dy muajt e ardhshëm, për sa kohë zgjat edhe masa e arrestit për të dyshuarit, do të ngritet edhe aktakuza. Ai mohon kategorikisht se ka pasur çfarëdo presioni nga kushdo për këtë rast.
Vesel Veseli, rreshter e Shkelzen Xhekaj, profesor qëndruan për disa muaj në paraburgim derisa hetimet po i kryente prokuroria e shtetit.
Muaj më vonë, ndaj tyre u vendos masë e re, ajo e arrestit shtëpiak.
Insajderi kishte zbuluar skandalin dhe kishte raportuar në detaje për rastin e shfrytëzimit seksual të 16-vjeçares nga Komuna e Drenasit.
Pas raportimit, autoritetet e shtetit dhe organet e drejtësisë kishin vepruar për arrestimin dhe hetimin e rastit.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...