Prokuroi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi, ka lexuar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën dhe veprat me të cilat akuzohen tre serbët për sulmin terroristë në Banjskë të Zveçanit.
Sipas aktakuzës, më 24 shtator të vitit 2023, të akuzuarit të armatosur rreth orës 1:00 të mesnatës kishin filluar bllokimin e rrugëve dhe kanë sulmuar në drejtim të patrullës policore, duke vrarë një polic dhe duke lënë të plagosur disa të tjerë.
“Sepse me 24.09.2023 nga ora 1:00 të mesnatës në fshatin Banjskë së bashku me të pandehurin dhe kreun e grupit ka strukturuar në role të ndryshme duke filluar nga roli i bllokimit të rrugëve në mënyrë profesionale ku kanë hyrë përmes rrugëve ilegale në territorin e Kosovës me dhjetëra vetura të mbushura me municion dhe raketa fillimisht kanë bllokuar rrugën dhe pasi kanë ardhur policia në atë moment të pandehurit i kanë sulmuar me eksploziv, ka mbetur i vdekur, rreshteri, Afrim Bunjaku dhe janë lënduar zyrtarë të tjerë policor”.
Tutje, sipas aktakuzës, sulmi ka vazhduar deri në orën 15:00 të pasdites.
“Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprat penale terroriste. Në pikën e kësaj aktakuze të pandehurit duke vepruar sipas planit të organizuar kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë. Me këtë kanë kryer vepra penale të rënda kundër Kushtetutës së Kosovës”, thuhet tutje në aktakuzë.
Mirëpo, tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre .
Pas kësaj, trupi gjykues mori vendim ta shpall të mbyllur seancën e shqyrtimit dëgjimor, duke u dhënë të pandehurve kohë që brenda 30 ditëve të paraqesin ankesë lidhur me aktakuzat ndaj tyre./Arbresh.info/
LEXO EDHE
“Blindohet” Pallati i Drejtësisë, pritet të arrijnë tre të akuzuarit serbë për terrorizëm
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League