Ish prokurori serb për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq, korrespodenca e të cilit u bë publike nga veteranët e UÇK-së, ka thyer “heshtjen” duke treguar si kanë bashkëpunuar me hetuesit dhe prokurorët e Gjykatës Speciale për dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së.
“Kjo gjë është shumë e çuditshme, mua thjeshtë më duket e pabesueshme dhe kjo është e vetmja që mund ta them”, me këto fjalë ka komentuar shkurtimisht për “KoSSev”, prokurori i dikurshëm dhe më i famshëm serb për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq, lajmin spektakular që në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së një mysafir i maskuar, ka sjellë një kuti me 4,000 dosje të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, me paralajmërim që do t’i dorëzojë së shpejti edhe 7,000 dosje tjera.
Pikërisht, korrespodenca e pretenduar e ish-prokurorit Klint Williamson dhe prokurorit serb Vukçeviq ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media si dokument që kishte dalë jashtë Prokurorisë Speciale.
Vukçeviq nuk ka qenë i vullnetit që ta komentojë fatin e Gjykatës Speciale, nëse vërtetohet se lajmi është i saktë, përveç që ka përsëritur se nuk mund as të imagjinojë që dokumentet në të vërtetë kanë dalë jashtë.
Një nga dokumentet e pretenduara të Prokurorisë Speciale që Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ia ka prezantuar mediave në Prishtinë, është edhe korrespodenca e pretenduar e prokurorëve Williamson dhe Vukçeviq nga viti 2013, transmton RTK.
Prokuroria dhe Gjykata Speciale është themeluar më 1 shtator të vitit 2016 në Hagë, por ajo e ka trashëguar tërë stafin dhe mandatin e Grupit të Posaçëm Hetimor për hetime të pretendimeve të përmbajtura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe tregtia e paligjshme me organe njerëzore në Kosovë” (Raporti i KE-së), i cili është publikuar në fillim të vitit 2011 dhe udhëhiqej nga Klint Williamson.
Gjykata Speciale është formuar pikërisht duke u bazuar në raportin e prokurorit special amerikan Klint Williamson në vitin 2014, i cili ishte marrë me hetimin paraprak të Raportuesit Special të Komisionit Evropian, zviceranit Dik Martit nga viti 2011.
Vukçeviq në bashkëbisedim me “KoSSev” i ka rikujtuar edhe masat e larta të sigurisë që i kanë ndërmarrë hetuesit në të kaluarën dhe sipas tij, selia e Klint Williamsonit ishte në hapësirat e NATO-s në Bruksel.
“Aq ishte i lartë diskrecioni, për të mos u zbuluar kush ishin dëshmitarët”, ka thënë prokurori serb, duke shtuar se “të vetmit që ishin atje ishim unë dhe zëvendësi im Bruno Vekariq. Askush tjetër. Ishte aq e mbyllur për këdo”.
Vukçeviq pranon se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Klint Williamsonin.
Ai konfirmon që në kohën kur Klint Williamsoni punonte në raportin e vet, dëshmitarët ai i ka marrë në pyetje në hapësirat e Prokurorisë për Krime të Luftës në Beograd.
“Nuk më ka dërguar kurrfarë dëshmitarësh, as emrat e dëshmitarëve, që unë t’i marr në pyetje, një gjë e tillë as nuk ishte e mundur. Sipas procesit, nuk mund të më urdhërojë ai mua dhe askush tjetër”, ka thënë Vukçeviq.
“Ai neve na kishte dhënë listën e dëshmitarëve që i interesonin atyre, pastaj unë ia kisha jap urdhrin shërbimit tonë për t’i ftuar dhe sjellë. Kjo ishte procedura, megjithatë kurrfarë emaile shtesë ai mua nuk më ka dërguar që unë t’i marr në pyetje. Ata janë marrë në pyetje pa neve. Ne vetëm ofronim logjistikë”, ka thënë prokurori serb.
“Larg qoftë që mi dërgonte emrat me email”, ka shtuar Vukçeviq.
Ai edhe një herë ka rikujtuar që Prokuroria Speciale për Krime të Luftës i ka marrë në pyetje dëshmitarët e vet në fazën para krijimit të Dhomave të Specializuara, që ata ishin persona për të cilët konsiderohej që mund të ndihmojnë në zbardhjen e krimeve të luftës dhe që kjo punë i paraprinte nismës së Dick Marty-t.
“Nuk e ka zbuluar Dick Marty atë, po ne. Pasi që shqiptarët refuzuan të bashkëpunojnë, unë ia përcjella Komisionit Evropian, pastaj Dick Marty erdhi, e konfirmoi që ajo që ne kemi zbuluar është proceduralisht valide”, ka thënë ish-prokurori serb.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare