Prokurori Besim Kelmendi i ka inkurajuar gazetarët që të paraqesin rastet e sulmeve dhe kërcënimeve në polici dhe të kenë besim në organet e drejtësisë.
“Unë sot jam ktu që t’ju tregoj se këtë vit ka filluar të ndryshoj qasja e punës se prokurorëve me rastet ndaj gazetarëve. Ka një numër shumë të madh të gazetarëve që janë kërcënuar e vrarë deri me sot. Kam kërkuar të bëhet një listë e punës së prokurorëve. Kam parë që prokurorët kanë bërë punë dhe kanë dënuar sulmuesit”, u shpreh ai gjatë një paneli diskutimi me gazetarë, përfaqësues të organeve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për të shënuar Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, shkruan arbresh.info.
Prokurori Kelmendi tha se është e vështirë të identifikohen sulmuesit sepse sipas tij kohëve të fundit ka ndryshuar edhe mënyra e sulmit.
“Mënyra e sulmeve ndaj gazetarëve ka ndryshuar. Është shukë vështirë të identifikohen njerëzit që kryejnë sulme ndaj gazetarëve sepse mënyra e tyre ka ndryshuar. Janë disa raste kur ne mund të kemi përparime më të mëdha, kur ka video foto, ne këtë aspekt mundet policia e Kosovës të bëjë më shumë. Gjatë këtij viti janë 21 raste të paraqitura në polici. Pjesa ma e madhe e këtyre rasteve nuk është dërguar akoma në prokurori”, ka thënë Kelmendi.
/arbresh.info/
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...