Prokurori i ZPS-së: Të pandehurit nuk akuzohen se si i morën materialet e ZPS, por për përhapje të paligjshme

13:27 | 30 Prill 2021
S D

Prokurori i ZPS-së gjatë seancës së sotme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore, ka shtuar se të pandehurit nuk akuzohen se si i morën materialet e ZPS, por për përhapje të paligjshme.

“Aktakuza e akuzon të akuzuarin me përhapje të paligjshme të informacionit konfidencial, ajo që ka rënësi është klaisfikimi i dokumentit që kanë pasur dhe përhapja, se si e morën materialin nuk akuzohen për atë gjë. Duam të theksojmë edhe njëherë në qoftë se ZPS kishte ndonjë provë se i akuzuari ishin shtyrë nga zyra jonë apo nxitur kjo duhet të nxirret në mënyrë afirmative në bazë të rregullit 102 (3), nuk ishte çështje në bazë të këtij rregulli, nuk ishte diçka që mbrojtja ta kërkonte, fakti që mbrojtja nuk ka prova të tilla tregon të drejtën themelore se nuk ekziston një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë duke u akuzuar për vepra penale ndaj administrimit të drejtësisë, më saktësisht pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj me këto veprime, kanë shkelur fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme