Google ADS

Prokurori i ZPS-së: Në procesin e nxjerrjes se materialeve kemi ndjekur parimin e rëndësisë së përgjithshme

13:20 | 30 Prill 2021
S D

Prokurori i ZPS-së, nw seancën e sotme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore, ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj ka thënë se për sa i takon rregullit 103, kanë nxjerr gjithçka që futet në kuadër të atij rregulli.

Tutje prokurori po ashtu tha se gjatë nxjerrjes se materialeve kanë ndjekur parimin e rëndësisë së përgjithshme.

Ndwrkaq sa i përket materialeve të rregullës 102 (3), sipas tij janë përzgjedhur 184 dokumente.

“Për sa i takon rregullit 103, e kemi thënë, ne besojmë që kemi nxjerr gjithçka që futet në kuadër të atij rregulli, dhe e dimë që mbrojtja kërkon të di nga ne nëse e kemi bërë këtë gjë gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes. Në lidhje me nxjerrjen e shënimeve për kontaktet me dëshmitarë që adresojnë ndikimin që do të ketë te të akuzuarit sot nuk kanë të bëjnë me dëshmitarë që do të thirren në çështjen 7. Në lidhje me materialet e rregullës 102 (3) është parashtruar një vendim në bazë të rregullit sipas vendimit tuaj, ne zgjodhëm 184 dokumente që lidhen me çështjen sipas kuptimit të vendimit tuaj. Kemi përfshirë 13 dokumente nga njoftimi jonë i mëparshëm në bazë të rregullit 102 (3) dhe dokumente tjera, shumica janë dokumente të përgjithshme, poste në rrjetet sociale dhe të përkthyera në anglisht të akuzuarve, që nuk do të përdoren si prova. Informacion të mëtejshëm në dokumentet e sekuestruara dhe analizat e tyre, korrespodenca ndërkombëtare që janë përfshirë në listën e provave dhe informacion pasi morëm lejen tuaj për ta nxjerrë. Ne kemi ndjekur parimin e rëndësisë së përgjithshme të tyre kur i kemi përfshirë, ju përcaktuat afatin 21 prill kur mbrojtja duhet të parashtrojë kërkesa nëse ka për nxjerrjen me përparësi apo inspektimi duke përfshirë cdo dokument të papërfshirë në njoftimin e hollësishëm të konsoliduar”, ka thënë prokurori i ZPS-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme