Prokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, ka njoftuar se në gjykimin ndaj Salih Mustafës do të thirren për të dëshmuar familjarë të viktimave.
Smith ka thënë se të gjitha viktimat e komandant “Calit” ishin shqiptarë të Kosovës.“Viktimat e z.Mustafa ishin të gjithë shqiptar të Kosovës. Këta njerëz nuk ishin armiq të Kosovës nuk ishin spiunë, krimi i tyre i vetëm ishte sepse konsideroheshin si pengesë e UÇK-së.
E vërteta siç do të dalë, është se disa udhëheqës të UÇK përfshirë këtu edhe z.Mustafa e përdorën autoritetin e tyre për të brutalizuar ndaj personave që këta mendonin se ishin kundër UÇK-së”, u shpreh Prokurori Smith.Prokurori theksoi se Gjykata Speciale nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së dhe luftës për liri e pavarësi siç është pretenduar.“ZPS nuk ngreh akuza ndaj UÇK-së apo luftës për lirinë. Është thënë se këto gjyqe po bëhen kundër Kosovës dhe popullit të saj, dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh Smith.
Ai shtoi se akuzat kanë të bëjnë me individë të përmendur me emra, për ndalim, keqtrajtim dhe torturim të kosovarëve. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...