Google ADS

Prokurori i Shtetit zyrtarizon bashkëpunimin me Eurojust-in

15:53 | 16 Nëntor 2022
K.B

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, me anë të një letre zyrtare dërguar Presidentit të Eurojust-it,  Ladislav Hamran, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj, ka nominuar prokurorin ndërlidhës të përhershëm me Eurojust-in, si dhe një prokuror si pikë kontakti lidhur me implementimin e projektit “WB CRIM JUST”, i cili do të fillojë të zbatohet në Ballkanin Perëndimor nga Eurojust, në kuadër të programit IPA III.

Vendosja e këtij bashkëpunimi zyrtar ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Eurojust-it, përbënë një moment të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve të ndërsjella, që do të nxisë forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe do të lehtësojë ndihmën ligjore në çështjet penale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve tjera transnacionale, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme