Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar dhjetë (10) qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, në peshë totale prej 10 kg e 36.2 gram, dy (2) lule të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gram si dhe një (1) automjet i markës “Citroën C3”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, si dhe ka sekuestruar dhjetë (10) qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, në peshë totale prej 10 kg e 36.2 gr; dy (2) lule, të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gr si dhe një (1) automjet i markës “Citroën C3”.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale “Dhuna në familje”.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Sekuestrimet:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se i pandehuri S.K., është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me këtë rast pas zbatimit të urdhër – kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
Dhjetë (10) qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, në peshë totale prej 10 kg e 36.2 gr;
Dy (2) lule, të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gr;
Një (1) automjet i markës “Citroën C3”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, personi i dytë është ndaluar për shkak të veprës penale “Kanosje” sipas KPRK-së.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...