Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar katër persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë, tre persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Prishtinë, me urdhër të prokurit ka ndaluar ka ndaluar një person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamentin i Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Prizren , Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, tre persona për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një person është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”./arbresh.info/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës