Google ADS

Prokurori i Shtetit: Nuk ka asnjë lloj hetimi ndaj Vlora Çitakut

13:54 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit ka reaguar lidhur me shkrimin e botuar sot në gazetë “Koha Ditore” me titull: “Prokuroria heton dyshimet për keqpërdorim të biletave nga ish-ministrja Çitaku”.

Sipas Prokurorit, po hetohen zyrtarë të tjerë të MIE-së, jo Vlora Çitaku, përcjell arbresh.info.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje. Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme