Google ADS

Prokurori i Shtetit: Ngriten 47 aktakuza kundër 87 personave brenda 24 orëve

11:03 | 29 Shtator 2021
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 72 aktakuza kundër 87 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 21 personave, si dhe ka bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të 26 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër dy personave, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope“, nga neni 267, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. nga kjo kërkesë janë sekuestruar, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “kokainë” me sasi 0.72 gram, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “marihuanë” me sasi 1.36 gram, një dwr me numër serik: S/N 201505130280, para të gatshme, gjithsej 190 euro, një qese plastike me mbetje të substancës të dyshuar për kokainë e pa peshuar (sasi e vogël).


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy  persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy  personave, si dhe ka ngritur 39 aktakuza kundër 43 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për 13 persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy personave, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe, janë ngritur tre aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar nëntë persona, për shkak të veprës penale ”Sulmi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për nëntë persona, për shkak të veprës penale ”Sulmi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë aktakuza kundër 15 personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme