Prokurori i Shtetit: Ngriten 125 aktakuza kundër 162 personave brenda 24 orëve

10:52 | 30 Shtator 2021
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 125 kundër 162 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 14 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur 76 aktakuza kundër 97 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe nga kjo prokurori është ngritur një aktakuzë kundër një  personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona. Një person, për shkak të veprës penale ”Grabitja”, si dhe një person për veprën penale “Kanosje. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të veprës penale ”Grabitja”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur 14 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme