Google ADS

Prokurori i Shtetit:  Në 24 orët e fundit janë ngritur 55 aktakuza ndaj 66 personave

11:21 | 2 Mars 2022
S D

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 66 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12  persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë paraqitur tetë  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme