Google ADS

Prokurori i Shtetit: Ndalohen 12 persona, për 48 orë

11:26 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe një kërkesë për caktim të paraburgimit të një  personi, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 24  orë një (4) të mitur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme