Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të prokurorisë, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të 15 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20 “ dhe një celulari të tipit “Iphone 7+ “, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 paragrafi 4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë persona, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, si dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...