Prokurori i Shtetit, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale të Republikën e Kosovës të vitit 2017.
Në bazë të kompetencave ligjore, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ku ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendës
koordinator, si dhe shtatë koordinatorë për rajonet e Kosovës.
Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme në tridhjetetetë komunat e Republikës së Kosovës, ka angazhuar 86 prokurorë të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.
Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...