Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetetetë aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Siç thuhet në njoftim, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tre kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një personi si dhe, është janë bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi, si dhe ka janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë , ka ndaluar dy (2) persona, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | 15 – 15 | 8 – 10 | 11 – 12 | 4 – 4 | 5 – 5 | 9 – 9 | 6 – 10 | 58 – 65 |
Ndalimet | / | 4 | 2 | 4 | 2 | 1 | 2 | / | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 2 – 2 | / | 2 – 2 | / | / | / | / | 4 – 4 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | 2 | / | 2 |
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...