Prokurori i rastit të aktivistëve të VV-së: Aktakuza nuk është politike

14:06 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Prokurori i rastit në aktakuzën e ngritur ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, Abdurrahim Islami tha pas fjalëve të avokatëve mbrojtës se deklaratat e tyre se aktuakuza është politike janë të paqëndrueshme.

Islami tha se as një për qind e përmbajtjes së aktakuzës nuk është politike, shkruan portali arbresh.info.

“Asnjë për qind e përmbatjes së aktuakuzës nuk është politike. Askush nuk mund të më detyroj të veproj politikisht. Nuk është e drejtë që të manipulohet edhe opiniobni edhe të tjerët me qëndrime se kinse këto aktakuza janë politike”, tha Islami./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme