David Schwendiman, prokurori i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, ka mbajtur një fjalim të gjatë mbi përvojat dhe sfidat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai në fjalimin lamtumirës, të mbajtur në sallën e Universitetit të Leidenit, është treguar më i kujdesshëm, duke thënë se nuk janë duke e luftuar UÇK’në, por individët. Ai ka treguar gjithashtu se tashmë Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke analizuar dhe vlerësuar rreth 700.000 faqe dokumentacion, që përfshin rreth 70.000 shkresa, si dhe rreth 6.000 materiale të tjera të ngjashme, ndër të tjera videofilmime, fotografi, transkripte dhe sende të tjera të mbledhura.
“Një ndër përgjegjësitë kryesore është detyrimi i hetimit të arsyeshëm të vdekjes dhe zhdukjes msë viktimave të krimeve brenda mandatit të Prokurorit të Specializuar, dhe i gjetjes, zhvarrosjes dhe identifikimit të atyre që ende konsiderohen të zhdukur, në mënyrë që t’u rikthehet identiteti dhe t’u dorëzohen të afërmve të tyre”.
Ky është fjalimi i plotë i David Schëendiman
Reflektimet e Prokurorit të Specializuar mbi përvojat dhe sfidat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në fjalën e lamtumirës
Në fjalën e tij të fundit publike si Prokuror i Specializuar që përfshiu një spektër të gjerë temash, David Schëendiman foli për zanafillën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, (ZPS), sfidat me të cilat është përballur si Prokuror i Specializuar, sfidat me të cilat do të përballet institucioni në vitet e ardhshme, si edhe shkaqet pse puna hetimore e udhëhequr prej tij është e veçantë, kërkon kohë dhe mjete e punë intensive.
Schëendiman mandati i të cilit si Prokuror i Specializuar mbaron në mesnatë më 31 mars kur përfundon edhe emërimi i tij si punonjës i Shërbimit të Jashtëm në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, mbajti një fjalë në Qendrën Grotius të Universitetit të Leidenit në Hagë.
Ai ka shpjeguar me hollësi disa nga politikat e ndjekura që shënuan mandatin e tij si Prokuror i Specializuar. Në bazë të rregullës 86 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave shpallur nga Dhomat e Specializuar në korrik të vitit 2017, para dorëzimit të një aktakuze, Prokurori i Specializuar duhet të bindet se “ekziston dyshim i bazuar mirë se një i dyshuar ka kryer, ose ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”.
Krahas kësaj dhe duke u nisur nga përvojat më të mira profesionale, Schëendiman theksoi se kishte udhëzuar punonjësit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të bëjnë një vlerësim të mëtejshëm për të përcaktuar nëse duhet të ngrihen aktakuza; me fjalë të tjera, nëse aktakuza e propozuar mbështetet nga:
prova që janë të disponueshme për t’u paraqitur gjatë gjykimit dhe
prova të cilat pasi të jenë ekzaminuar nga një mbrojtje e mirinformuar, e përgjegjshme
dhe e fuqishme, me gjasë të jenë të mjaftueshme në aspektin sasior dhe cilësor që të çojnë në vendim fajësisë të konfirmueshëm edhe në fazën e apelit në lidhje me çdo të akuzuar dhe akuzë të propozuar.
Schëendiman gjithashtu shpjegoi se në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut së bashku me instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, janë detyruese për Prokurorin e Specializuar dhe Dhomat e Specializuara. Kjo do të thotë se
Prokurori i Specializuar gjithashtu ka detyrimin që t’u mundësojë viktimave të përfitojnë të drejtat që u garantohen prej instrumenteve të tilla.
“Një ndër përgjegjësitë kryesore është detyrimi i hetimit të arsyeshëm të vdekjes dhe zhdukjes së viktimave të krimeve brenda mandatit të Prokurorit të Specializuar, dhe i gjetjes, zhvarrosjes dhe identifikimit të atyre që ende konsiderohen të zhdukur, në mënyrë që t’u rikthehet identiteti dhe t’u dorëzohen të afërmve të tyre,” tha z. Schëendiman, duke theksuar se ai gjithnjë ka ndjekur politikën e “angazhimit të plotë në përputhje me mandatin tonë dhe brenda mundësive tona”.
Prokurori i Specializuar vuri në dukje përkushtimin e vazhdueshëm të punonjësve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve të cenueshëm.
Z. Schëendiman ceku edhe vështirësitë e procesit të mbledhjes së dokumentacionit dhe gjetjes= së dëshmitarëve dhe materialeve të tjera që mund të kenë vlerë provuese, duke argumentuar se për këtë duhet durim, këmbëngulje si edhe diplomaci.
“Aktualisht Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke analizuar dhe vlerësuar rreth 700.000 faqe dokumentacion që përfshin rreth 70.000 shkresa, si dhe rreth 6.000 materiale të tjera të ngjashme, ndër të tjera videofilmime, fotografi, transkripte dhe sende të tjera të mbledhura gjatë hetimeve të deritanishme,” tha ai.
Këto detyra duhet të kryhen para plotësimit të kushteve për ngritje aktakuzash të shpjeguara nga z. Schëendiman. “Duhet ta bëjmë punën mirë dhe në mënyrën e duhur me qëllim që të sigurojmë plotësimin e standardit që përmenda më lart dhe të shmangim vonesat dhe problemet e qenësishme në një fazë të mëvonshme,” tha ai, duke theksuar se një gjë e tillë gjithashtu ka “rëndësi thelbësore në qoftë se duam të realizojmë synimin për arritjen e rezultateve që janë legjitime dhe konsiderohen si të tilla nga ata të cilët do të ndikohen prej tyre.”
Prokurori i Specializuar foli edhe për nxjerrjen para përgjegjësisë dhe theksoi: “Detyra kryesore e prokurorit është përcaktimi i përgjegjësisë; përgjegjësi individuale për krime të vërtetuara jashtë dyshimit të arsyeshëm në bazë të provave të mbledhura me mjete dhe mënyra të pranuara si të ndershme dhe të besueshme jo vetëm në bazë të standardeve ndërkombëtare,
por edhe në sistemin vendor përkatës. Ai theksoi se: “Përgjegjësia duhet të jetë për veprime individuale dhe jo përgjegjësi e një grupi për veprime që mbulon Ligji special.”
Z. Schëendiman bëri të qartë se puna e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara nuk është sulm kundër historikut të pavarësisë së Kosovës, apo të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “BE-ja nuk është investuar për këtë, as Shtetet e Bashkuara nuk më dërguan këtu për këtë. Askush prej nesh nuk është angazhuar për ndryshimin e historisë, e as kundër ndonjë organizate, grupi, apo bashkësie etnike”.
“Qëllimi ynë i vetëm është që të bëjmë çfarë na mundësojnë ligji dhe provat për vërtetimin e veprimeve të individëve,” tha ai.
“Shkaku për diskreditimin e organizatave të përbëra, të kontrolluara ose të drejtuara nga individë janë pikërisht krimet e kryera prej këtyre individëve, në tërësi ose veç e veç, dhe jo hetimi ose ndjekja penale e tyre,” theksoi Prokurori i Specializuar.
Z. Schëendiman shprehu keqardhjen që nuk do të mund të përfundojë misionin, pjesë e të cilit pati privilegjin të ishte, por qartësoi se largimi i tij është vetëm “(për shkak të) ndryshimit të rrethanave personale, mirëpo nuk është ndryshim i fokusit ose përkushtimit, i politikës apo angazhimit amerikan, e as moment apo ngjarje që sinjalizon diçka tjetër.”
Z. Schëendiman theksoi qartë se largimi i tij nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe shtoi se zëvendësi i tij, Këai Hong Ip, do të jetë ushtrues i detyrës së Prokurorit të Specializuar deri në emërimin e pasardhësit të tij, duke theksuar se “Zyrën po e lë në duart më të mira të mundshme”.
Fjala e z. Schëendiman, me titullin “Reflektime nga përvoja ime si Prokurori i Specializuar dhe sfidat e ardhshme”, u mbajt në një sallë të mbushur plot të Universitetit të Leidenit ku ndër pjesëmarrësit kishte juristë, gazetarë, diplomatë dhe studentë.
Teksti i plotë i fjalimit në anglisht i është bashkëlidhur kësaj komunikate për shtyp. Së shpejti në faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet do të gjeni edhe përkthimin në shqip dhe në serbisht.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/prokurori-i-gjykates-speciale-jep-detaje-te-padegjuara-deri-me-tani-per-hetimet-515060/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...