Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi intervistën me prokurorin amerikan Andrew Hudges, i cili ndoqi për disa vite tashmë të dënuarin nga Gjykata e shkallës së parë për trafikim me të drogës, Naser Kelmendin.
Prokurori Hudges, në deklarimin e tij ka treguar se është i zhgënjyer se Naser Kelmendi nuk është dënuar për krim të organizuar, por vetëm për trafikim të narkotikëve.
“Si prokuror i rastit, unë kam qenë i kënaqur që ky i pandehur është dënuar për një pikë të aktakuzës për trafikim me drogë. Por, po ashtu jam zhgënjyer që ai nuk është dënuar për krim të organizuar dhe akuzën për vrasje të rëndë kundër viktimës së quajtur Ramiz Deliliq, që është konsideruar një komandant i madh dhe një hero gjatë luftës në Bosnje”, ka thënë ai.
Hudges ka treguar se si funksionojnë trafikantë e narkotikëve në vendet e Ballkanit.
Ai ka krahasuar veprimet e tyre me ato të mafias italiane.
Ai ka përmendur rastet e kërcënimeve dhe tentimeve për t`i eliminuar dëshmitarët si një nga format që sipas tij është bërë edhe nga mafia italiane.
Sipas prokurorit Hudges, edhe blerja e dëshmitarëve është një nga format që kishte përdorur mafia italiane.
“Është ngjashëm me shembullin klasik të krimit të organizuar në Itali, të quajtur Omerta, ku ekziston një kod i heshtjes, e nëse dikush e thyen kodin e heshtjes, atëherë ne do të të vrasim, do të ta vrasim familjen tuaj, do të ta shkatërrojmë pronën tuaj, do ta shkatërrojmë reputacionin tuaj dhe ky ka qenë rast ku janë vrarë njerëz, veturat e tyre janë bombarduar, janë hedhur granata, mediat i kanë shkatërruar në atë mënyrë që ata të mos mund të gjenin punë. Pra, këta janë dëshmitarë që mund të joshen për ta ndryshuar rrëfimin e tyre”, ka deklaruar prokurori i EULEX-it Andrew Hudges./kallxo.com/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...