Google ADS

Prokurori i dorëhequr e ka lënë gati aktakuzën për veteranët e rrejshëm

12:44 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Listës së personave të akuzuar bëhet e ditur se i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Prokurori tashmë i dorëhequr i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj në letrën e dorëheqjes me të cilën i është drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, dhe kolegëve të tjerë ka treguar se më 11 korrik të këtij viti ai e ka dorëzuar aktakuzën në rastin e veteranëve.

Blakaj përmes kësaj letre ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, në veçanti për rastin e veteranëve.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë tërë këtyre viteve, duke vlerësuar lartë ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjorë. Se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi, në veçanti vlen të ceket bashkëpunimi dhe ndihma e palodhshme e disa prej kolegëve në 10 muajt e fundit, në njërin nga rastet më voluminoze dhe komplekse i quajtur si ‘Rasti i Veteranëve’, për të cilin rast nga 11 Korriku 2018, aktakuzën ia kam përcjell Kryeprokurorit Millaku”, shkruan Blakaj.

Listës së personave të akuzuar bëhet e ditur se i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Kjo aktakuzë për shkak të ndjeshmërisë dhe profilit të lartë të përfshirë, ishte dërguar fillimisht tek Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për ta dërguar më pas në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në këtë të fundit, kjo aktakuzë nuk është dërguar ende nga Prokuroria Speciale, për arsye, të cilat ende nuk janë bërë publike.

Kryeprokurori Millaku, ka thënë se ky rast ende gjendet në fazën e hetimeve, duke mohuar që në këtë rast është ngritur aktakuza.

“… Jo jo, hetimet janë ende… S’ka aktakuzë, hetimet janë ende”, ka thënë Kryeprokurori Millaku për “Betimi për Drejtësi”.

Blakaj, tashmë i larguar nga Prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për publikun për arsyet e vërteta të dorëheqjes. Në letrën drejtuar kolegëve nuk tregon ndonjë kërcënim apo presion, pos faktit që karrierën do ta vazhdojë jashtë vendit e sistemit prokurorial, duke përmendur edhe largimin nga Kosova.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme