Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guillou, ka kërkuar nga Prokuroria dhe mbrojtja një datë të përafërt se kur planifikojnë që të nis procesi gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar thanë se presin që procesi gjyqësor të fillojë në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa avokati Julius Von Bone tha se nuk ka datë specifike për këtë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është gati që të përgatitet për proces gjyqësor. Dosja jonë paragjyqësore është gati dhe i kemi përgatitur dokumentet që janë të parashikuara. Parashikojmë që dosja të jetë gati në shkurt, më 15 shkurt të vitit 2021 dhe shpresojmë që procesi gjyqësor të mund të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, mundësisht në mars të vitit që vjen”, ka thënë prokurori.
Von Bone, në anën tjetër tha se aktualisht s’ka shumë kohë për të hetuar. Ai e quajti dhjetorin pothuajse të përfunduar ndërsa u shpreh i pasigurt për ta dhënë një datë.
“Në fakt varet nga sasia e dëshmitarëve që duam të jenë pjesë e procesit gjyqësor… Do të shohim nëse do të jetë e mundur ta bëjmë këtë gjë përpara muajit mars të vitit që vjen. Nuk jam i sigurt për të dhënë një përgjigje specifike tani, por më duhet të them që po punojmë për të qenë më të qartë. Në vlerësimin tim, ndoshta nuk mund të jetë marsi, mund të jetë ndoshta një muaj gjashtë javë pas marsit, sepse Krishtlindjet po afrohen, janë edhe festat e fundvitit dhe dhjetori thuajse ka përfunduar, në kuptimin e asaj çfarë ka mbetur për të punuar”, tha Von Bone, raporton Gazeta Express.
Ai i tha gjykatësit se “në qoftë se unë kam ndonjë datë më të hershme, unë me siguri do të bëj parashtrime për këtë”.
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...