Koalicionin për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open organizon forumin lidhur me Çështjet që e frenojnë zhvillimin e Kosovës me teme ‘Integriteti dhe pa ndëshkueshmëria në prokurim.
Ndër sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar shtetndërtimi i Republikës së Kosovës është edhe fusha e prokurimit publik, që gëzon standard të ulët të besueshmërisë. Kjo për faktin se si instrument i shpenzimit të parasë publike, prokurimi publik në masë të konsiderueshme ka shërbyer për keqpërdorime të theksuara nga akterë të ndryshëm publikë e private.
Në rrugëtimin shtetndërtues, prokurimit publik në vazhdimësi është karakterizuar me tranzicionin legjislativ me ç’rast ndryshimet në këtë fushë në vazhdimësi mbetën në tentativë për ta bërë një sistem sa më funksional të prokurimit publik.
Përkundër kësaj, problemet me të cilat vazhdon të karakterizohet prokurimi publik janë të theksuara pothuajse në të gjitha nivelet.
Për t’i adresuar këto probleme dhe shumë tjera, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka themeluar Koalicionin për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open, pjesë e së cilës janë: Instituti Demokratik i Kosovës, Demokraci Plus, Iniciativa për Progres, Lëvizja FOL!, Organizata Çohu, Instituti Riinvest, Ec Ma Ndryshe dhe Instituti Columbus.
Gjatë këtij forumi do të prezentohet një përmbledhje e analizave të organizatave të koalicionit, pasuar me diskutim në panel.
Për të diskutuar rreth këtyre problemeve, kemi ftuar panelistët: Aleksandër Lumezi – Kryeprokuror, Prokuroria e Shtetit; Besnik Osmani – Auditor Gjeneral, Zyra Kombëtare e Auditimit; Driton Selmanaj – Kryetar, Komisioni për mbikqyrjen e financave publike, dhe Arton Demhasaj – Drejtor Ekzekutiv, organizata Çohu.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...