Google ADS

Projektligjin për Lirinë Fetare, shtohet edhe një bashkësi fetare

10:58 | 29 Nëntor 2017
M. A.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme është duke diskutuar për Projektligjin për Lirinë Fetare në Kosovë, raporton arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar deputetët për ndryshimet e këtij projektligji, duke shtuar se ky ligj është kusht për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka thënë se pemës këtij projektligji Kosovës do ti shtohet edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

“Këto bashkësi janë BIK, Kisha Ortodokse serbe, kisha katolike, kisha protestante dhe bashkësia protestante. Në Projektligj është shtuar edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës. Është e rëndësishme të potencohet se projektligji është hartuar në pajtim me konventat ndërkombëtare. Me rastin e themelimit, të paraqiten anëtarë që janë shtetas të Republikës së Kosovës. Edhe neni për fondet, financimet të fshihet në tërës”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Të ngjashme