Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ky lajm është mirëpritur nga qytetarët e Kosovës.
Njëri nga ta, njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija thotë se është lajm i mirë.
“Është lajm i mirë miratimi i projektligjit për sigurimet shëndetësore, por nuk është lajmi që e kemi pritur, pra implementimi i këtij ligji dhe fillimi i sigurimeve”, thotë Vitija për Arbresh.info
Njohësi i çështjeve të shëndetësisë, thekson që sigurimet shëndetësore kanë qenë premtim dhe zotim i Qeverisë Kurti, por tani jemi në fundit e mandatit dhe krejt çka kemi është vetëm projektligji.
Sipas tij, ka shumë parakushte që nuk janë plotësuar, duke thënë se Ministria ende nuk i ka kryer protokollet mjekësore.
“Se kur do të fillojnë nuk e dimë ende sepse ka shumë parakushte që nuk janë plotësuar. Parakushtin kryesor, Sistemin Informativ Shëndetësor, nuk e kemi të funksionalizuar në tërë territorin e Kosovës dhe me të gjitha komponentët”, thekson Vitija.
Krejt në fund ai shprehet se janë shumë faktor që mungojnë para se të fillojnë sigurimet.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se miratimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor është një projektligj i pakthyeshëm.
Në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Vitia tha se shtatë për qind do të jenë të ardhurat, 3.5 për qind nga qytetarët ndërsa 3.5 për qind paguan punëdhënësi.
“Ky projektligj vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh ne kemi analizuar me sukses sfidat dhe mangësitë që ka sistemi jonë shëndetësor. Ky projekt është hapi themelor drejt sigurimeve shëndetësore në vend dhe është një projektligj i pakthyeshëm. Me këtë projektligj po rregullohen shumë gjëra. Për herë të parë përcaktohet edhe lista e barnave të rimbursueshme. Buxheti që ndahet për shëndetësinë do të ndahet nga secili prej nesh. E gjithë qeveria kemi pasur një punë. Kostoja shtesë për qytetarët do të jetë një mbledhje shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti. 7 për qind do të jenë të ardhurat 3.5 për qind nga qytetarët ndërsa 3.5 për qind paguan punëdhënësi”, tha Vitia.
Ndërsa gjatë mbledhjes, Vitia ka thënë se me këtë nismë themelohet edhe fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
“Kjo nismë është paraprirë nga një proces i detajuar analizimi, planifikimi por edhe diskutimi. Ky projektligj është hap themelor drejt themelimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces është i pakthyeshëm dhe si i tillë po e nisim sot. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës. Për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të rimbusueshme. Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve dhe fondet do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen. Buxheti që ndahet për shëndetësi do të i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale. Zbatimi i ligjit do të jetë një sfidë për qeverinë”, ka thënë Vitia./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...