Shefi i Grupit Parlamentar të Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 17 maj.
Sejdiu tha se në këtë datë do të jenë pika të rendit të ditës tri çështje me rëndësi, ndër të cilat edhe Projektligji për Prishtinën në lexim të dytë, shkruan Arbresh.info.
“U dakorduam që mbledhja e radhës të jetë më 17 maj Ndërkaq vazhdimi i mbledhjeve që janë akumuluar do të jetë më 23 maj. Tri tema për ne të rëndësishme janë në seancën e 17 majit: Diskutimi rreth heqjes së roamingut për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për këto dy shtete dhe për pikat doganore që Kosova dhe Shqipëria mund t’i trajtoj nëpër t’i hequr si dhe Ligji për Prishtinën do të jetë në rend dite në lexim të dytë”, ka thënë Sejdiu./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...