Google ADS

Projektligji për pagën minimale, OVL e UÇK-së të hënën protestë

12:08 | 4 Qershor 2022
L G

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protestë për të hënën në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, në të cilën nuk është parashikuar kategoria e veteranëve.

Klinaku në një konferencë për media tha se kanë probleme të shumta si OVL-UÇK, sa i përket pensioneve të veteranit, raporton Telegrafi.

Ai tha se Qeveria Kurti në vend që të rris pagën minimale për të gjitha shtresat, ata e bëjnë temë veteranin.

“Kemi probleme edhe në Zyrën e kategorive të dala nga lufta. Është e turpshme kur veterani vdes dhe bashkëshortja nuk mund ta gëzoj pensionin, ose është turp kur për disa probleme teknike veterani nuk mund ta marr pensionin. Ne do të protestojmë të hënën në orën 10:00 dhe do të fillojmë të grumbullohemi për ta kundërshtuar ndryshimin për ligjin që është duke e bërë Kuvendi i Kosovës. Ata po bëjnë lojëra me popullin. Ai ligj nuk është në fuqi dhe ai ligj do të hyj në fuqi kur të kryhet kategorizimi. Ligji që po thirren ata nuk është në fuqi. Kjo qeveri në vend që të rris pagën minimale për të gjitha shtresat, ata e bëjnë temë veteranin e luftës pikërisht për të mos ta bërë këtë gjë”, ka thënë Klinaku.

Të ngjashme