Google ADS

Projektligji për pagat – Koeficienti i propozuar për Kryetarin e Kuvendit është 17

12:48 | 15 Shtator 2022
A Z

Tanimë ka dal në konsultim publik Projekt-ligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projekt-ligji për Zyrtarët Publik ku për tri javë nga sot, të gjithë do të kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.

Në dokumentin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, koeficienti i propozuar për Kryetarin e Kuvendit është 17.

Koeficientin më të lartë e ka Presidenti i vendit, 18.

Vendin e dytë e zë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5, ndërsa pas tij vie Kryeministri  prej 17.

Sa i përket ministrave, ata janë vlerësuar me koeficient 16.4./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme