Në shumë raste, punonjësit që kanë raportuar për veprime të kundërligjshme në institucionet ku punojnë, kanë pësuar, madje edhe me largim nga puna.
Por, me miratimin e Projektligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, kjo gjë nuk do të ndodhë. Projektligji është miratuar në lexim të parë, ndërsa është vlerësuar si i domosdoshëm pasi mbron dhe inkurajon punëtorët që t’i raportojnë pa frikë, shkeljet në institucionet ku punojnë.
Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve është miratuar në lexim të parë të hënën pas disa shtyrjeve për mungesë kuorumi. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri si sponsorues, e ka vlerësuar këtë projektligj si shumë të rëndësishëm, për faktin se Kosovën e rangon në mesin e vendeve që janë në luftë të përhershme me keqpërdorimin dhe abuzimin me pushtetin. Ky projektligj vlerësohet edhe nga kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiu.
“Është e vetmja nismë që, edhe mënyra si është draftuar është e vlefshme dhe përmbajtësore, për dallim prej nismave tjera që janë më tepër harrnime, sesa që kanë për qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Po, çka nënkuptohet me sinjalizues? Për këtë flet Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, që e monitoron punën e Kuvendit.
“Me sinjalizues nënkuptohet një person, i cili është në punë ose i involvuar në një proces ku e sheh se ka tendenca për afera korruptive dhe ai person ngrihet dhe e denoncon këtë proces ose e ngritë si çështje te organet kompetente”, tha Murati për Radio Kosovën.
Miratimi i Projektligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve do ta shfuqizojë Ligjin e deritashëm për mbrojtjen e informatorëve, i cili sipas Albulena Haxhiut, është ligj dekurajues dhe shumë kundërthënës. Ajo përmend faktin që në të kaluarën shumë zyrtarë janë larguar nga institucionet e ndryshme, kur kanë raportuar veprimet e kundërligjshme.
“Për të mos ndodhë kjo, ne kemi proceduar një amendament në Kodit Penal, që ka për qëllim dënimin apo penalizimin e veprës penale të hakmarrjes në rastet e tilla të sinjalizimit”, tha Haxhiu.
Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, është kërkesë e vazhdueshme edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa konsiderohet si një hap tjetër në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave. Si i tillë, ky projektligj, pas miratimit të plotë në Kuvend, është inkurajim, por edhe ofron mbrojtje për punëtorët, që veprimet e kundërligjshme, t’i raportojnë brenda institucionit të tyre, në organet e drejtësisë, apo edhe publikisht./rtklive
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...