Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe financa, e paraparë që të mbahet sot prej orës 14:00, për shkak të mbajtjes së seancës plenare dhe pikave të komisionit për arsyetim gjatë seancës, është mbajtur në orën 10:50.
Me këtë rast, Komisioni gjatë kësaj mbledhjeje, të cilën e kryesoi kryetari i Komisioni Naser Osmani, shqyrtoi Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamentet e Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Projektligjin nr.05/L-130 për Shërbime dhe amendament e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.
Komisioni pas shqyrtimit të Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Mbikëqyrjen e Financave Publike, vlerësoi se Projektligji dhe amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë, me përjashtim të amendamentit 11, për të cilin rekomandoi që të fshihet. Me vërejtjet e bëra, komisioni rekomandoi procedimin e mëtejmë të projektligjit.
Ndërsa, lidhur me Projektligjin për Shërbime dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligjin nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisioni vlerësoi se nuk përmbajnë implikime buxhetore shtesë dhe rekomandoi për procedim të mëtejmë në Kuvend.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje