Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për edukimin e fëmijërisë së hershme, që nga lindja deri në moshën gjashtë vjeçare, duke e proceduar në Kuvend të Kosovës për miratim, shkruan arbresh.info.
Njohësit e arsimit, këtë vendim e vlerësojnë si të vonuar.
Profesori, Nijazi Halili e fillojë me një fjalë të urtë popullore, ‘më mirë vonë se hiç’.
Halili mendon se edukimi i hershëm është periudha më e rëndësishme, duke qenë vendimtare për mënyrën e zhvillimit të jetës së një fëmije.
“Zhvillimi i shëndetshëm në vitet e para mundëson ndërtimin e blloqeve të trurit për arritje akademike, produktivitet ekonomik, qytetari përgjegjëse, jetë të shëndetshme dhe prindërim të suksesshëm për gjeneratën tjetër”, tha ai.
Sipas tij, ekonomistë të shquar theksojnë se investimi në fëmijëri të hershme do t’i kthehet vendit në vlerë shumëfish më të madhe kur këta fëmijë do të hyjnë në tregun e punës.
“Edukimi i hershëm ka rëndësi të madhe në formimin e personalitetit të fëmijëve, themelet e të cilit vihen në gjashtë vitet e para të jetës. Andaj investimi në edukim parashkollor të institucionalizuar është jetik për zhvillimin e një shoqërie”, tha Halili.
Ai me bindje të plotë e thotë se vendimi i Qeverisë për projektligjin për edukim në fëmijërinë e hershme është i vonuar, dhe do të ishte në interes të fëmijëve që ky vendim të ishte marr shumë më herët.
“Me bindje të plotë e them se vendimi i Qeverisë për Projektligjin për edukim në fëmijërinë e hershme është i vonuar, dhe do të ishte në interes të fëmijëve që ky vendim të ishte marrur shumë më herët, mirëpo sipas një thënie popullore më mirë vonë se hiq, andaj krejt për fund e përshëndes një vendim të ndërmarr nga Qeveria e Kosovës, sepse është jetike për edukimin dhe zhvillimin shëndetësor në fëmijërinë e hershme”, tha për arbresh info, Nijazi Halili.
Ndërsa, lidhur me këtë foli edhe njohësi i arsimit, Argjend Osmani. Ai tha se ky vendim është shumë i rëndësishëm për zhvillimin intelektual të fëmijëve, dhe mendon se ky projektligj ishte i nevojshëm.
“Edukimi në fëmijërinë e hershme është shumë i rëndësishëm për zhvillimin emocional dhe intelektual të fëmijëve, andaj mendojë se ky projektligj ka qenë më se i nevojshëm”, tha Osmani.
Ndryshe, ky projektligj do të përfshijë, koordinim ndërsektorial, edukim në familje, ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore, sigurim e rregullim të materialit didaktik, monitorim të punës edukative, aftësim i dadove.
Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar./Kujtesa Berisha/arbresh.info/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...