Projektligjet parashohin kompetenca të reja për FSK-në, thotë Berisha

23:41 | 13 Shtator 2018
M. A.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, e ka quajtur lajm të mirë miratimin e pakos së projektligjeve nga ana e Qeverisë, që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK-së.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se me miratimin e këtyre projektlihjeve fillon procesi i transformimit të FSK’së deri në krijimin e rrethanave të përshtatshme për ndryshimet kushtetuese.

Berisha ka bërë me dije se përmes këtyre projektligjeve parashihen kompetenca dhe detyra të reja për FSK’në, por jo edhe ndryshimi i emrit.

Ai ka treguar se do të ketë rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga 2500 në 5000.

Ministri Berisha ka theksuar se si institucione kanë ndërmarrë fushatë informuese me të gjitha shtetet partnere, ato të Quintit dhe shtetet e NATO-s për lëvizjet në këtë proces

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme