Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pas intervistimit të sotëm në Prokurorinë Speciale është deklaruar për media, teksa ka konfirmuar se ishte i ftuar si i dyshuar.
Ai ka thënë se sot i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale si i dyshuar për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë, derisa vlerësoi se e ka sqaruar pastërtinë e tij të plotë në këtë proces.
“Kryesisht, kjo fazë është fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese, të cilat unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë- Podujevë ka qenë një proces i rregullt dhe se atje punimet po zhvillohen me dinamikën të cilën e kemi planifikuar dhe në një far mënyre sqarova edhe para prokurorit pastërtinë time të plotë në gjithë këtë proces”, tha Durmishi./rtk
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024