Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka bërë të ditur se projekti për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, nuk ka kthim prapa.
Ai tutje ka thënë për arbresh.info se ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë është duke u zhvilluar në mënyrë legale dhe se punimet do të vazhdojnë.
“Ne jemi tu punu gjithçka në mënyrë legale dhe nuk na shqetëson asgjë në këtë aspekt, do të thotë i kemi ndjekur gjitha procedurat, ka marrë një kohë bukur të gjatë dhe i kemi ndjekë të gjitha procedurat juridike që janë kërku prej nesh dhe kemi fillu punën pas një kohe dhe këto nuk na shqetësojnë neve. Unë besoj që puna do të vazhdojë”, ka deklaruar ai.
Në një prononcim për arbresh.info Sadriu ka shtuar se protestat dhe peticionet janë e drejtë e secilit dhe se janë të rregulluara me ligj.
“Çështja e të protestuarit dhe e peticioneve e gjitha këtyre formave është e rregulluar me gjitha normat juridike që janë në fuqi në shtetin e Kosovës, kështu që është e drejtë e secilit atë nuk ja mohojmë ne askujt”, ka thënë Sadriu.
Ndërsa për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie ka reaguar Fondacioni Laik Shqiptar të cilët i janë drejtuar krerëve të shtetit që të ndalojnë menjëherë punimet si dhe kanë organizuar një peticion kundër ndërtimit.
“Me shpresë që ky peticion të trokas në ndërgjegjeje e autoriteteve të lartpërmendura dhe të merren masa për ndalimin e punimeve të kësaj xhamie, ju ftojmë që të nënshkruani masivisht këtë peticion”, thuhet ndër të tjera në peticionin e këtij fondacioni.
Fillimin e punimeve të kësaj xhamie, javën e kaluar, nga afër e ka përcjellur edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Ai uroi të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie dhe falënderoi të gjitha ata që kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës.
Ndryshe gurthemeli i kësaj xhamie ishte vënë në tetor të vitit 2012 nga ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Hashim Thaçi si dhe kryemyftiu Tërnava dhe ndodhet përballë Postës dhe Telekomit të Kosovës./arbresh.info/R.Rexhepi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...