Projekti i parkut te Qafa në Prishtinë, ka filluar të bëhet shqetësim për banorët që jetojnë në këtë pjesë.
Dikush nga banorët zvarritjen e këtij projekti po e lidhin me zgjedhjet lokale që do mbahen në tetor.
“Tash e një vit e gjysmë kjo punë është duke na penguar. Këto pengesa këto ngadalësime të punës d.m.th, se kryetari i komunës po e pret ditën kur vinë votimet me e krye këtë punë dhe me pre shiritin për me fitua vota prej këtyre banorëve që janë tu jetu në këto ndërtesa”, tha një banorë i lagjes.
Aferdita Rexha banore po ashtu në këtë lagje shpreh shqetësimin e saj për këto vonesa.
“Mundem me të thanë që tash e dy vite nuk ka përfunduar çdo ditë qashtu e ki. Zhurma po kemi e sidomos para hyrjes këtu që e kanë vendos nuk jemi të kënaqur asnjë. Nuk kemi bërë asnjë ankesë, as në komunë, as askund për kryerjen e këtyre punimeve”, tha Rexha.
Procesi i prokurimit për investimet në kompleksin Qafa ne Prishtinë, pati filluar në prill të viti 2019, ndërkaq punimet për këtë projekt kanë filluar në fund të shtatorit të po atij viti.
Drejtoresha për Parqe në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari, arsyet e zvarritjes së këtij projekti i drejton përpos pandemisë dhe motit jo të qëndrueshëm edhe tek banorët të cilët jetojnë në këtë zonë.
Banorët sipas saj e kanë ngatërruar me Prishtina Parkingun.
“Arsyet janë se kjo kontratë është nënshkruar në fund të muajit shtatorë të vitit 2019, pastaj kemi pasur një mot të paqëndrueshëm dhe nuk kanë mundur të realizohen punimet në bazë të planit dinamik, pastaj në fillim të vitit 2020, kemi pasur telashet e para me fillimin e pandemisë ku për dy muaj kemi qenë të izoluar, ndërkaq periudha më e mirë për të punuar ka qenë ajo e pranverës, pastaj pas gjithë këtyre vonesave të njëpasnjëshme kemi pasur edhe një telash tjetër me banorët e zonës të cilët e kanë ngatërruar siç duket me Prishtina Parkingut, që është një ndërmarrje publike që bënë menagjimin e parkingjeve dhe banorët e zonës kanë ardhur në përfundim që ky projekt lidhet me parkingjet por realisht ky projekt i Drejtorisë së Parqeve nuk ka të bëjë me parkingje”, tha Hajdari.
Hajdari, problem kryesor e ka cilësuar edhe pjesën e kanalizimeve në atë zonë, dhe kjo i ka ndarë në dysh banorët në lagjen “Qafa”.
“Ne do të bënim edhe një intervenim atje për sajimin edhe largimin e disa kabëzave në mënyrë që të intervenohet në pjesën e kanalizimit për shkak se banorët atu kanë shumë ankesa dhe shumë telashe me rrjedhjen e kanalizimit i cili është i vjetruar dhe kanë hasur nga dita në ditë në telashe qoftë edhe me mbushjen e bodrumeve të atyre atu. Disa banorë para disa dite kanë bërë edhe ankesë të ne si komunë për mos intervenimin ndërsa një pjesë tjetër e banorëve që insistojnë të mos preken këto parkingje dhe të vazhdojnë të jenë këmbëngulës dhe të na lejojnë të realizojmë këtë projekt. Unë po e shfrytëzoj rastin me kuptu edhe ata që ky projekt nuk ka të bëjë me ndërmarrjen Prishtina Parking”.
Tutje Hajdari përmendi edhe ndryshimet të cilat janë bërë gjatë rrugës në këtë projekt.
“Po realisht projekti është ndryshuar me kërkesën e banorëve për arsye se disa prej tyre kanë hezituar që të preken hapësirat afër parkingut për arsye që ata pretendojnë që ne si drejtori do e marrim në mbikëqyrje parkingun e tyre, që realisht nuk është se neve na duhet hapësira te parkingu pasi që jemi më të koncentruar në pjesën ku do të ndërtohet hapësira ose terreni sportiv pastaj hapësira edhe këndi i ri i lodrave për fëmijë”.
E se kur pritet të finalizohet ky projekt Hajdari tha se do mundohen ta përfundojnë me sukses vetëm atëherë kur të arrijmë pajtueshmëri me banorët për rreth.
“Realisht ende është duke u punuar dhe faturat shkojnë tek menagjeri që konkretisht nuk e di në çfarë faze jemi të pagesave, mirëpo që projekti nuk është prekur në tansin e tij kjo është e sigurt për arsye se edhe nuk lejohet një ndryshim i tillë, ne po pretendojmë që ti sqarojmë mosmarrëveshjet me banorët deri në pikën ku ata kanë me arrit pajtueshmëri për vazhdimin edhe përfundimin e këtij projekti me sukses.”
Projekti në lagjen ‘Qafa’ në Prishtinë ka paraparë ndërtimin e hapësirave për fëmijë, Gjelbërim, fusha sportive, hapësira publike, etj. madje, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, e pati quajtur një prej projekteve më të mëdha kapitale.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 1 milionë e 139 mijë ndërsa pas hapjes së tenderit çmimi i ofruar nga OP ishte 883 mijë e 783 euro./arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...