Një ndër projektet më të sukseshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, pos atij të kuponëve fiskal pa dyshim se është edhe platforma e deklarimit elektronik apo shkurtimisht (EDI).
Ishte viti 2011 kur ATK lancojë këtë projekt madhor elektronik, ku me këtë platform ka qenë në dispozicion për bizneset që janë të kategorizuara në Drejtorin e Tatimpaguesve të mëdhënjë.
Ndërsa për pjesën tjetër të tatimpaguesve mundësi e përdorimit të EDI-së ka qenë nga fillimi i vitit 2012.
Në një përgjigje për “Indeksonline” zëdhënsja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi-Sefa ka treguar të arriturat e këtij projekti gjatë kësaj periudhe.
Ajo ka bërë të ditur se sa është shifra totale e deklaratave të shkarkuara nga kjo platform elektronike. Ndërsa vetëm për këtë vit është gjysmë milioni.
“Që nga lancimi i kësaj platforme elektronike e deri me tani, numri i deklaratave të shkarkuara është 7.5 milion. Ndërsa, vetëm këtë vit deri me tani janë shkarkuar 535,453 deklarata. Numri i tatimpaguesve që janë te regjistruar në EDI është 79,747”, ka thënë ajo.
Më tej, Bytyqi-Sefa thekson se Deklarimi elektronik –EDI, është mënyrë moderne e cila sipas saj, është (e avancuar), e shpejtë dhe e thjeshtë për të deklaruar tatimin.
Tutje, ajo tregon se çka mundëson ky projekt i rëndësishëm i ATK-së.
“Ky sistem mundëson dhe krijon një llogari online të tatimpagueseve me ATK-në, ku mund të plotësohen dhe deklarohen: deklarimin dhe pagesën e të gjitha Tatimeve dhe Kontributeve Pensionale, gjenerimin e fletëpagesës për borxhet e pashlyera që nga viti 2011, pasqyra mbi gjendjen e tatimpaguesit që nga viti 2011, gjenerimin e Vërtetimit Tatimor për biznese, raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, caktimin e personit të autorizuar, ndryshimin e profilit dhe fjalëkalimit, kontrollimin e historisë dhe bilancit tatimor, kërkesë për ndihmë, etj”, është shprehur Bytyqi-Sefa për “Indeksonline”.
Në fund ajo thotë se Administrata Tatimore e Kosovës në prioritet ka ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente duke ndjekur praktikat më të mira të administratave tatimore moderne të vendeve të zhvilluara./Indeksonline/
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...