Google ADS

Projekti i ujësjellësi në Zasellë përfundon në pranverë të vitit 2018

15:00 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur këshilltarin kryesor teknik të Agjencisë LUX-DEV, nga Luksemburgu, Ivan Kitinov, me bashkëpunëtorë. Në takim, ku u bisedua për realizimin e fazës së fundit të projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në tërë Komunën e Mitrovicës, ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja dhe drejtori i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Sami Miftari.

Kitinov dhe Miftari i njoftuan fillimisht zyrtarët komunal me punët e kryera deri tash dhe ato të mbetura ët fazës së gjashtë, që duhet të kryhen deri në qershor të vitit të ardhshëm, kur edhe përfundon i tërë projekti sipas marrëveshjes së nënshkruar më parë.

Ata thanë se janë të bindur se punët e mbetura do të kryhen deri në afatin e paraparë dhe se kanë ardhur këtu për të biseduar për prioritet që komuna
i përcakton.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ju tha mysafirëve, se prioritet mbi prioritet është përfundimi i projektit të ujësjellësit në fshatin Zasellë, andaj qysh tash duhet të fillojnë punët në këtë drejtim, ndërsa pas Zasellës, mund të vazhdohen punimet për realizimin e projekteve të ujësjellësit për fshatin Vllahi, Vërrnicë dhe punët tjera në fshatra e lagje të qytetit.

Zëvendësministri Beka, u angazhua për instalimin e rrjetit të ujësjellësit në Parkun e bizneseve në Frashër, që mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik organizata qeveritare CDI nga Zvicra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme