Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e minoriteteve dhe gjuhët e minoriteteve në Kosovë”.
Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri tha se sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekte të gjera pozitive, siç është ky sot, i cili nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave.
“Në të njëjtën mënyrë, projekti i cili po na bashkon sot – duke përforcuar të drejtat dhe gjuhët e pakicave – përshtatet me mjedisin që kemi krijuar dhe do ta ketë ndikimin e tij për shkak të sistemeve për të cilat kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”, tha kryeministri Kurti.
“Kryeministri Kurti ka përmendur përparimin që është arritur që nga opinioni i pestë i Komitetit Këshillimor, duke filluar me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së veriut dhe bazën ligjore që kemi krijuar për verifikimin edhe të diplomave të shkollave të mesme nga shkollat që marrin mësim në gjuhën serbe; pastaj aranzhimet e bëra që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës i pakicave kombëtare me pozita të krijuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për çdo komunitet joshumicë dhe afro 500 pozita për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë si regjistrues dhe mbikëqyrës, në mënyrë që çdo familje të mund të kenë një regjistrues nga komuniteti i tyre; përmirësimin e teksteve shkollore të disponueshme për studentët boshnjakë dhe turq; dhe rishikimin e sistemit të mbështetjes për mirëqenie sociale, i cili përdoret në mënyrë disproporcionale nga komunitetet jo-shumicë – ku 11% e familjeve që marrin mirëqenie sociale janë nga komuniteti serb dhe 14% të tjerë janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e në fusha të tjera. Për këtë të fundit, kryeministri tha se planifikojmë që qasja e re që po pilotojmë të inkurajojë përfituesit e pagesave të mirëqenies sociale që të kalojnë në tregun e punës si një rrugëdalje e qëndrueshme nga varfëria”, njofton Zyra e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info
“Ne mirëpresim energjinë e re, frymëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen shtesë për këto dhe procese të ngjashme që sjell ky projekt i ri”, tha ai, duke shtuar se sot ne bashkohemi me ju për të festuar këtë mundësi të re për të kombinuar përpjekjet tona për këtë qëllim gjithsesi të përbashkët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...