Projekti i BE-së për rivitalizimin e urës mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë filloi me mjaftë probleme vitin e kaluar. Edhe pse parashihej që në kohë shumë të shkurtë kjo urë të kthehej në shërbim të qytetarëve, ende nuk është qartë se pse janë bllokuar punimet në të.
Në një përgjigje për indeksonline nga zyra e Bashkimit Evropian, thuhet se ky institucion pret që dy projektet e nisura në këtë pjesë të përfundojnë shpejt.
Ata vlerësojnë se punimet për rivitalizimin e urës mbi lumin Iber, kanë përparuar shume mirë.
“Projekti i BE-së për rivitalizimin e e urës kryesore, me vlerë 1.45 milionë euro, filloi në vitin 2016 dhe ka përparuar shumë mirë”. Një rezultat tjetër i marrëveshjes së dialogut në Bruksel është parashikimi lehtësimit për këmbësorët e rrugës “Mbreti Peter” në Mitrovicën Veriore. BE pret që të dy projektet të përfundojnë së shpejti”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.
Ndërkaq Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishte thënë vitin e kaluar se rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër do të bëhet me 14 gusht të vitit 2016, ndonëse që nga ajo kohë bëhet afërsisht një vit.
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit