Ndërmarrja Publike Banesore SH.A Prishtinë, ka njoftuar se të martën pasdite Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e tyre.
Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë kanë paraqitur një urdhër kontrolli për të marrë dokumente të NPB-së, të cilat sipas kësaj ndërmarrjeje i janë dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët.
Këto dokumente thuhet se ndërlidhen me projektin më të rëndësishëm të NPB-së , atë të ndërtimit në Lakrishtë.
“Nga ajo që kemi kuptuar është që të gjitha këto dokumente që janë kërkuar i ishin dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Pasur parasysh këtë fakt, kërkesa e tyre është e pakuptimtë”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas NPB-së, gjatë kohës kur zyrtarët policorë ishin në zyrat e tyre, kanë bërë shkelje ligjore.
“Ata kanë qëndruar në dy kate duke mos lejuar praninë e askujt nga zyrtarët tanë për rreth një orë. Për më shumë ata kanë tejkaluar çdo limit me një veprim tjetër po ashtu të kundërligjshëm: për një orë që ata kanë qëndruar pa prezencën e zyrtarëve të NPB në katin e dytë dhe të tretë i kanë ndalur të gjitha kamerat e sigurisë duke vepruar në kundërshtim me nenin 108 pika 6 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale”.
“E gjithë kjo veprimtari e këtyre zyrtarëve policorë është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të procedurës penale në fuqi dhe për të njëjtën NPB do merr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për ta adresuar këtë ndërhyrje të paprecedentë në një Ndërmarrje Publike”.
Tutje, NPB-ja thotë se deri më tani ka dëshmuar bashkëpunim me çdo institucion publik në raport me çdo kërkesë që i është paraqitur përfshirë këtu edhe organet e rendit publik.
“Projekti i ndërtimit në lagjen Lakrishtë që përbën rritjen më të madhe të një prone publike ndonjëherë nga paslufta e tash, ka qenë cak i sulmeve të orkestruara tash e sa kohë, ndonëse Qeveria e humbi rastin për anulimin e këtij projekti në dy instanca gjyqësore ku edhe u vërtetua ligjshmëria e këtij projekti”. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...