Në tetor të vitit 2021, Bali Muharremaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kishte arritur të marrë udhëheqjen e Komunës së Suharekës për herë të dytë radhazi.
Për tre vjet në krye të Suharekës, ai pretendon se ka realizuar shumë premtime që i kishte dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Në një intervistë për Arbresh.info, Muharremaj, pohon se po punon pa ndalë për të realizuar ato premtime.
Muharremaj, tregon në detaje për projektet që ka realizuar deri tani dhe se cilat janë projektet më madhore që synon t’i përfundojë deri në fund të mandatit.
Ai në këtë intervistë tregon nëse mendon të garojë për një mandat të tretë në krye të qytetit të Suharekës.
Për kreun e Suharekës nuk ka orar, pune. Madje, ai thotë se orarin e punës e nis duke i vizituar banorët e fshatrave.
“Unë çdo ditë zgjohem 06:45, asnjëherë nuk dal me kohë në zyre, shkoj shikoj se çfarë është duke u punuar por ndodh që filloj punën nëpër fshatra, në fshatrat e mëdhenj i thirri në takim, kafen e mëngjesit. Asnjëherë nuk e përfundoj punën në ora katër, asnjëherë nuk dal në drekë dhe orari i kryetarit nuk është më i madh se tetë orë, por është shumë më i madh se tetë orë”, tregon Muharremaj.
Si projektin më të madh që pritet të finalizohet gjatë muajit qershor ose korrik, ai e vlerëson shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyqi”. Në Suharekë
“Projekti më i madh që presim me u finalizuar në qershor ose në korrik është shtëpia e kulturës “Ukë Bytyqi”, që vlera e kësaj është katër milion euro. Në mandatin e parë atë që e kam fol e kam realizuar, në katër vitet e mëhershme ka pasur 10 milion euro donacione, pra i kemi kaluar ato se çfarë i kemi premtuar. Edhe këtë mandat e kemi filluar mirë ne besojmë që 80% ose 90% të premtimeve që i kam realizuar”, shprehet kreu i .
Një ndër projektet më të mëdha që Muharremaj synon ta realizoj është rruga “Skënderbeu” , e cila kap vlerën rreth 11 milionë euro.
“Projekte më të mëdha i themi rruga “Skënderbeu”, e cila është duke u punuar me buxhetin e komunës, ku vlera është 11 milionë euro. Ajo është e paraparë me stazh të biçikletave me trotuar, është e paraparë me katër krosi e cila e lidhë autostradën me qytetin e Suharekës. Projekt tjetër është edhe sheshi e cila ka vlerën 1.4 milionë euro”, pohon ai.
Muharremaj, thotë se me grantin e performancës që është ndarë nga Qeveria e Kosovës, janë synuar dy projekte të mëdha.
“Ne për këtë vit shpenzime kapitale i kemi 6 milionë euro, ku kemi marr edhe grantin e përformancës ku është mbi një milion euro, ku kemi planifikuar dy projekte të mëdha, si ndërtimin e tregut të ri asnjëherë askush nuk është i kënaqur me buxhetin që është ndarë, edhe unë kërkojë më shumë këtë vit, ne kemi një kontratë me Ministrin e Bujqësisë për ndërtimin e kanaleve për ndërtimin e tokave. Mirëpo sidoqoftë ne kërkojmë më shumë nga buxheti i Republikës së Kosovës”, pohon ai.
Muharremaj bënë të ditur se këtë vit Komuna e Suharekës do të fal mbi 700 mijë euro tatim paguesve të saj.
“Ne këtë vit falim mbi 700 mijë euro tatim paguesve të Suharekës dhe unë e kam zbatuar vendimin e qeverisë”, pohoi ai.
Por, a beson Muharremaj që qytetarët e Suharekës do ia besojnë edhe një mandat të tretë?
“Kjo punë nuk varet nga kryetari, mirëpo varet nga kryesia a po të cakton edhe për një tjetër mandat, por sidoqoftë unë asnjëherë nuk hyj për me e provu, por me fitu”, shprehet Muharremaj për Arbresh.info.
I pari i Suharekës krenohet me të arriturat e kësaj komune edhe në futboll.
“Ne me këtë mandatin e ri kemi marrë vetëm 1.5 milionë euro donacion. Jemi falënderues sepse Suhareka po ndryshon për të mirë. Ne jemi komunë e mesme nuk krahasohemi me komuna të mëdha, mirëpo jemi njëshi në futboll jemi në superligë, ne jemi të mirë ashtu edhe në volejboll. Ne e kemi edhe karnavalin që organizohet në qershor që marrin pjesë diku 30 mijë vetë që nuk është pak për një komunë të vogël. Ne gjithashtu jemi duke u munduar ta zhvillojmë turizmin në vise malore në bjeshkët e sharit, pjesa që na lidh me Brezovicën’, u shpreh ai.
Muharremaj, e cilëson si sëmundje dukurinë e ikjes së të rinjve nga vendlindja për në mërgim, duke shtuar se duhet të punohet më shumë me gjeneratat e reja.
“Ikja është një trend në të gjitha komunat e Kosovës për mu është një lloj sëmundje, kemi punuar shumë pak me gjeneratat e reja u dashtë me punu më shumë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Është dashur të ketë më shumë shkolla të zanateve”, thekson kreu i Suharekës.
“Kosova është një vend i mirë, por duhet të punohet më shumë. Kosova është pjesë e Ballkanit por unë si kryetar nuk mundem që t’i ndal. Ne duhet të punojmë më shumë për fëmijë tanë për një të ardhme më të mirë”, shprehet Muharremaj.
Ndryshe, Bali Muharremaj në tetor të viti 2021 në Zgjedhjet Komunale, kishte dalur fitues i zgjedhjeve në Komunën e Suharekës.
Më 56.02% të votave, Muharremaj kishte arritur të marrë edhe për një mandat tjetër në komunën e Suharekës.
Kurse, kundër kandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Adrian Shala, kishte marrë 26.07% të votave, Salih Zyba i VV-së kishte marrë 9.04% si dhe Murtez Zekolli i PDK-së vetëm 7.07%./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...