Projekt statuti i fundit “parasheh kompetenca ekzekutive për Asociacionin”

00:36 | 3 Gusht 2018
A. B.

Ndonëse drafti i parë i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jetë gati më 4 gusht, Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë informatë se çfarë përmbajtje do të ketë.

RTK mëson se statuti i ri synon mundësinë e ndryshimeve kushtetuese me qëllim që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë informatë se çfarë përmbajtje do të ketë draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

E informatën për të do ta marrë vetëm pasi ai t`u jetë dorëzuar autoriteteve të Brukselit nga ana e ekipit menaxhues për themelimin e asociacionit, ekip ky i përbërë nga 4 serbë.

RTK mëson se statuti i ri i cili tashmë është në përfundim të hartimit synon mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

Mirëpo, shefi i delegacionit të Kosovës për negociata teknike, Avni Arifi, thotë një opsion i tillë do të jetë i papranueshëm për institucionet e Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme