Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nesër do të organizojë tryezë diskutimi lidhur me Projekt-buxhetin për vitin 2024.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili tha se të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë, përcjell Arbresh.info.
“Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi. Tryeza është e hapur për të gjitha mediat dhe qytetarët që kanë interes të përcjellin këtë diskutim”, shkroi Hoti në një postim në Facebook./Arbresh.info
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?