Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka organizuar sot tryezën “Promovimi i programit të risocializimit për të miturit në burgje” e cila është organizuar në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit nga Holanda.
Drejtoresha e QKMRT-së Feride Rushiti tha se ky program është një risi që është zbatuar me vite të tëra në Holandë pastaj ka ardhur në Kosovë, që të ballafaqohen më mirë me persona të mitur.
“Mund të them se nga këto programe ka ndikuar në uljen e incidenteve mes të miturve në burgje, uljen e zemërimit, si dhe risocializimin me ambiente të hapura.
Pjepijn Gerrits, nga komiteti i Helsinkit për Holandë tha se me këtë program është synuar përmirësimi i kushteve të të burgosurve në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm që t’i bashkohen shoqërisë.
Drejtori i Qendrës Korrektuese të Lipjanit ku janë të vendosur të miturit Heset Loku tha se nga ky trajnim kanë përfituar 66 të burgosur që janë të mitur.
Sipas tij trajnimet kanë zgjatur deri në katër javë për të miturit të ndarë në grupe.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...