Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar ceremoninë mirëpritëse për gjeneratën e tretë të programit për Diplomaci Qytetare, në të cilën morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti e vlerësoi këtë program si një nismë të jashtëzakonshme që bashkon profesionistë të rinj nga diaspora, duke u dhënë mundësi dhe duke i frymëzuar ata të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit.
“Qeveria jonë prej kohësh ka luajtur një rol jetik në mbështetjen, por paraprakisht mirënjohjen e rolit jetik të mërgatës dhe atë si një segment kyç i strategjisë sonë kombëtare. Diaspora jo vetëm që kontribuon ndjeshëm në rritjen tonë ekonomike, por gjithashtu sjell njohuri të vyera, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale. Për më tepër, diaspora shërben si një urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, duke promovuar më të mirat e vendit tonë në arenën ndërkombëtare” tha kryeministri Kurti.
Zëvendësministrja Gashi i falënderoi pjesëmarrësit e këtij programi, të cilët, siç tha, kanë dhënë një kontribut të çmuar për institucionet e Republikës së Kosovës me angazhimin dhe profesionalizmin e tyre, duke ndikuar që ky program të vazhdojë tutje. Sipas zv.ministres Gashi, tashmë numri i bursistëve ka kaluar mbi 50 pjesëmarrës.
Gjatë prezantimit të rrugëtimit të këtij programi para të pranishmëve, zëvendësministrja Gashi nënvizoi se kontributi për atdheun është një e drejtë universale. Ajo theksoi se ky program ka për qëllim t’i lidhë profesionistët e rinj nga diaspora, duke i inkurajuar të marrin një rol aktiv në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të Kosovës. Përmes ndarjes së përvojave të tyre, programi synon ta avancojë diplomacinë qytetare dhe ta forcojë rolin e diasporës në zhvillimin e vendit, duke përfshirë promovimin dhe prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ceremoninë e përshëndeti me fjalë rasti edhe drejtori ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, z. Atdhe Hetemi, i cili vlerësoi angazhimin e bursistëve në këtë institut si shumë të dobishëm. Gjithashtu, ceremoninë e përshëndetën në emër të gjeneratës së dytë dhe të tretës të programit edhe dy bursistet znj. Edvina Musaj dhe znj. Drenusha Hajdini, të cilat ndanë përvojat dhe pritjet e gjeneratave të tyre.
Në përmbyllje të kësaj ceremonie mirëpritëse për gjeneratën e tretë, sekretari i përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj, së bashku me menaxheren e programit, znj. Flaka Ismaili, ndanë certifikatat për bursistët e gjeneratës së dytë, me rastin e përfundimit të angazhimit të tyre në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...